LajmeMaqedoni

Këto janë emrat e kandidatëve për Prokurorinë e Krimit, ndër to edhe Ruskovska

Për postin e shefit të Prokurorisë për Krim të Organizuar, siç mëson ALSAT, janë disa emra, dhe deri tani, sipas burimeve tona, kanë konkurruar Engjellushe Kadriu-Lleshi nga brenda këtij institucioni, e zgjedhur në muajin mars, Ermon Neziri nga prokuroria themelore e Shkupit, dhe Islam Aliu, aktualisht shef i prokurorisë së lartë të Gostivarit, dhe Dilaver Bekteshi nga prokuroria e lartë republikane. Ndërkohë edhe përkundër faktit që u pezullua nga drejtimi i Prokurorisë së Krimit të Organizuar për shkak të mënyrës së bastisjes në Policinë Financiare, për shefe ka konkurruar edhe Villma Ruskovska. ALSAT mëson se faktori shqiptar kërkon të përfaqësojë këtë institucion dhe gjasat për shef të kësaj prokurorie mund ti ketë kërçovari Islam Aliu. Aplikimi mbyllet sot, ndërkohë që në datën 7 nëntor pritet të votohet për emrin e ri, dhe më 14 të të njëjtit muaj Këshilli i Prokurorëve të emërojë zyrtarisht shefin e prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë departament të organit të akuzës, shqiptarët përfaqësohen dobët, rreth 15%./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button