LajmeRajon

Përfaqësuesi rus në OKB, Kosovës nuk i referohet më me prapashtesa – irritohen mediat e afërta me Vuçiqin

Gjatë seancës së fundit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesi rus në KB duket se më nuk po qëndron përkrah “vëllezërve” serbë, pasi siq jemi mësuar ta shohim më herët, Vasili Nebenzja i referohej Kosovës si e ashtuquajtura, por kështu nuk veproi edhe në seancën e fundit.

Mjaftuan këto deklarata të tij, që në Serbi të mbretërojë një atmosferë zhgënjimi dhe pakënaqësie, se Rusia ka “njohur” Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Telegrafi.

Në seancën që zgjati tri orë dhe diskutohej për Kosovën, përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara, diplomati me përvojë Vasili Nebenzja, kësaj radhe “zhgënjeu” serbët me paraqitjen e tij.

Ai iu referua Kosovës pa ndonjë prapashtesë, siç i referohen shumica e vendeve që kanë njohur pavarësinë e vendit tonë.

Nebenzja më herët gjatë fjalimeve të tij i referohej Kosovës si e “ashtuquajtur” apo “shpallja e njëanshme e Kosovës”.

Gjatë fjalimit të tij 10 minutësh, ai e përmendi 20 herë Kosovën, pa termat që dikur i përdorte si “autoritetet në Prishtinë” apo “krahinë”. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button