Prokuroria e Shkupit mori në pyetje si e dyshuar ish prokuroren për krim të organizuar Villma Ruskovskën lidhur me padinë e ish drejtorit të Policisë Financiare për shpërdorim të detyrës zyrtare. Ajo tha se e gjithë procedura që çoi deri në suspendimin e saj është presion ndaj prokurorëve.
“Po, absolutisht, kështu e shohë të gjithë procedurën edhe në suspendimit tim, vendosjen e procedurës disiplinore si dhe deponimin e padisë penale”, tha Vilma Ruskovska, prokurore publike.
Ruskovska tha se nuk është penduar për bastisjen në Policinë Financiare madje dhe se po t’i jepej mundësia do ta bënte përsëri të njëjtën.
“Absolutisht, pres që të refuzohet denoncimi, nuk i pashë dëshmitë dhe nuk e di çfarë dëshmish janë mbledhur, e pashë vetëm padinë penale, mu ofrua të shoh edhe deklaratën e Arafat Muaremit, nuk isha e interesuar ta lexoj, vetëm padinë penale e lexova”, u shpreh Vilma Ruskovska, prokurore publike.
Listës së të dyshuarve sot ju shtua edhe një prokurore tjetër, Suzana Mircevska Kuzmanovska ndërsa Ruskovska nuk ka informacion se në cilën fazë është hetimi aktualisht.
“Sinqerisht, nuk e pyeta, e di që kolegia Elizabeta Josifovska në mëngjes ka dhënë deklaratën e saj, sot unë, nesër Ivana Trajçeva ndërsa Suzana Mircevska Kuzmanovska tani për herë të parë e kuptova që është e vendosur në denoncimin”, deklaroi Vilma Ruskovska, prokurore publike.
Sipas informacioneve, deri tani është dëgjuar paditësi Arafat Muaremi dhe janë mbledhur të gjitha dëshmitë materiale. Përveç Ruskovskës, sot në pyetje është marrë edhe prokurorja Elizabeta Josifovska ndërsa nesër pritet të merret në pyetje edhe prokurorja Ivana Trajçevska.
Shkeljet gjatë bastisjes në Policinë Financiare çuan në suspendimin e Ruskovskës nga pozita e të pares së Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Edhe Muharremi dhe dorëheqje nga pozita e drejtorit. /Alsat.mk