LajmeRajon

Zbulohet arsenal armësh në Elbasan/ Dy të arrestuar, dyshohet se do furnizonin grupet kriminale

Ky është momenti kur blutë e Elbasanit i vënë prangat dy personave pas zbulimit të një arsenali armësh , që dyshohet se do furnizonin grupet kriminale. Operacioni i koduar “ Parandalimi” vuri pas hekurave Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun.

Ndërkohë u sekuestruan mina me telekomandë, lëndë plasëse, municione luftarake me fuqi blindëshpuese e kallashnikovë me silenciatorë.

ARMËT E SEKUESTRUARA

4 armë zjarri kallashnikovë;

3 pistoleta me silenciatorë;

2 mina me telekomandë;

 Kapsolla detonatore;

Eksploziv “C4”;

4 aparate celulare;

Municion luftarak, blindshpues.

ARDIAN ÇIPA

Skuadra xheniere ka bërë të mundur çaktivizimin e minave të telekomanduara, të cilat paraqisnin rrezikshmëri për banorët dhe efektivëve të policisë se shtetit. Ekzistojnë indicie të bazuara në prova se armët dhe minat e telekomanduara do të përdoreshin për ekzekutimin e individëve për llogari të grupeve kriminale të evindentuara nga ana jonë.

Sipas policisë i arrestuari Luis Gaxhi, lindur dhe banues në Elbasan, ka qenë i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike, në Belgjikë. Ndërsa Spahiu dyshohet se ishte bashkëpunëtori i tij.

Show More

Related Articles

Back to top button