BotaLajme

Çmimi i gazit, Hungaria merr vendimin: Nuk do të zbatohet marrëveshja

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të premten se në samitin e Bashkimit Evropian është arritur një marrëveshje që përcakton se vendosja eventuale e çmimit tavan për gazin, nuk do të zbatohet për marrëveshjet afatgjata, sikurse pakti 15-vjeçar që ka Hungaria dhe kompaninë ruse, Gazprom.

Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht në një shtet. Kryeministri Orban ka thënë në faqen e tij në Facebook se “ne kemi siguruar një përjashtim nga çmimi tavan për gazin, andaj marrëveshja nuk do të dëmtojë furnizimet e Hungarisë me gaz”.

Sipas tij, edhe nëse do të ketë prokurim të përbashkët të gazit në Evropë, “diçka e tillë nuk do të jetë e detyrueshme për Hungarinë”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë të premten se shtetet e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të punojnë për të luftuar krizën me energji që ka përfshirë këtë bllok.Liderët e BE-së “janë pajtuar që të punojnë në masat për të luftuar çmimet e energjisë për ekonomitë familjare dhe bizneset”, ka thënë ai në Twitter.

“Uniteti dhe solidaritet triumfojnë”, ka thënë ai në Twitter, pas negociatave të zgjatura mes liderëve të BE-së.

Ata kanë diskutuar deri në orët e para të mëngjesit si të luftojnë në mënyrën më të mirë rritjen e çmimit të gazit.

Shumica prej tyre janë qenë të pajtimit për vendosjen e çmimit tavan.

Çmimet e gazit janë rritur në shkallë të konsiderueshme prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Rusia ka zvogëluar sasitë e gazit që çon në BE, duke përmendur punimet në rrjet. Perëndimi beson se vendimi i Kremlinit është hakmarrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës prej nisjes së luftës.Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

Show More

Related Articles

Back to top button