LajmeMaqedoni

Dërgohet në paraburgim punëtori i NQP “Shkupi” tha se ka vendosur bombë në autobusët e transportit publik

J.I, punonjësi i NQP-së, i cili dërgoi email me kallëzim të rremë se ishte vendosur bombë në afërsi të kompanisë, me vendim të Gjykatës Penale do të shkojë në paraburgim. Sipas informacioneve të “A1on”, punonjësi dyshohet për krim të rëndë terrorizmi, për shkak të e-mail-it që ka dërguar.

Për momentin nuk ka të dhëna për arsyet për të cilat është kërkuar kjo masë, përkatësisht nëse është për shkak të rrezikut të arratisjes, përsëritjes së veprës penale apo ndikimit të dëshmitarëve. J.I do të qëndrojë në paraburgim për 48 orë, të cilat do t’i mbajë në burgun e Shuto Orizares.

Ndryshe, dje informacioni për një bombë të vendosur ka mbërritur në emailet e drejtorëve në NQP. Është dërguar në mëngjes, rreth orës pesë. Jozyrtarisht thuhet se për shkak të mos pagave të punonjësve, ndërkohë që protesta para Qeverisë vazhdon, bomba që është vendosur do të shpërthejë.

Punonjësit e MPB-së pas këtij denoncimi kanë kontrolluar tërësisht të gjithë autobusët, por nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button