LajmeMaqedoni

Taravari: Fjala “korrupsion” përmendet 67 herë, kjo flet mjaftë

Ushtruesi i Detyrës, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot shpalosi qëndrimin  e partisë së tij rreth Raportit të Komisionit Evropian. Sipas Taravarit progresi i Maqedonisë së Veriut është i mangët dhe vlerësohet me notën 2, që sipas tij i bie se e kalon vitin për hatër. Korrupsion në raport përmendet 67 herë.

“Dështimet më të mëdha në ato fusha për të cilat ASH-ja ka alarmuar vazhdimisht: lufta kundër krimit dhe korrupsionit, reformat në administratën publike… kjo qeveri është pengesa kryesore në rrugën drejt integrimit në BE. Kjo qasje e qeverisë po u kushton shumë shtrenjtë qytetarëve, të cilët zgjidhjen e vetme e shohin tek largimi nga vendi”, deklaroi Arben Taravari, u.d. kryetar i ASH-së. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button