LajmeRajon

Haradinaj pas takimit me Kurtin: Folëm për marrëveshjen me Serbinë – duhet të ndodhë në Uashington

Ka përfunduar takimi me kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë detaje para mediave për takimin të cilin e ka quajtur me përmbajtje.

“Tema ishte marrëveshja finale me Serbinë për njohje reciproke, diskutuam për procesin, marrëveshjen vet, i diskutuam sfidat që i ka Kosova në këtë proces, ishte takim me përmbajtje”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Haradinaj bëri me dije se kanë folur për të gjitha nenet e marrëveshjes, dhe tha se partia të cilën ai drejton ka provuar të japë kontributin e vet në mënyrë që Kosova të arrijë sukses në këtë proces.

“Besoj që duhet të vazhdojmë më tutje me aleatët tanë, me amerikanët dhe aleatët evropianë, ajo që unë besoj që është e rëndësishme për Kosovë në këtë proces, është që ky proces duhet ta ketë vulën e Amerikës, për të qenë ky proces me garanca të plota, duhet të nënshkruhet edhe nga niveli i njëjtë amerikan. S’mundet me u konsideruar i sigurt e as i garantuar pa nënshkrimin apo vulën e Amerikës. Mendoj që duhet të ndodhë në Uashington”.

“Me rëndësi është si Kosovë në këtë proces që është shumë i gjatë, proces për të cilin dikur kemi vdekur, kemi flijuar, ta marrim sa më shumë seriozisht. Vendimet e dialogut nuk janë vendime që duhet t’i ndryshojë dikush pastaj. Ju siguroj që duhet të jemi sa më serioz në këtë proces. Duke pasur parasysh sa serioz është Uashington, Berlini, Londra, Parisi, duhet ta marrim shumë serioz këtë proces. Do të punojmë që Kosova të jetë e suksesshme, s’bëhet fjalë për agjenda tjera zgjedhore, as qeverisëse. Bëhet fjalë për fatin tonë, të brezave tonë. AAK s’do të kursejë asgjë, atë që dimë, atë që mundemi do të jemi çdo herë ta ndihmojmë Kosovë, jo Albin Kurtin, por Kosovën”, tha tutje Haradinaj.

Show More

Related Articles

Back to top button