Përfaqësues të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tetë vendeve anëtarë të BE-së, po qëndrojnë në kryeqytetin e Gjermanisë, për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të Procesit të Berlinit. Aktivitetet filluan mbrëmë me mbajtjen e një mbledhje të ministrave të Brendshëm të shteteve pjesëmarrëse në këtë iniciativë, ku u fol për luftën kundër migrimit ilegal, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç njoftuan nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, në këtë takim përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, arritën marrëveshje për vendosjen e masave për parandalim të migracionit ilegal në “rutën ballkanike. Si pjesë e këtyre masave, u dakordua harmonizimi i politikës së vizave për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me standardet e BE-së dhe zbulimit të parandalimin e tregtisë me njerëz.
Ndërsa sot, do të mbahet mbledhje e ministrave të Jashtëm, ku fokusi do të përqendrohet në përpjekjet e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal, ndërsa do të diskutohet edhe për çështjet e sigurisë energjetike.
Po ashtu, të hënën pritet të mbahet mbledhja e ministrave të Energjetikës, ndërsa të gjitha mbledhjet e tjera janë përgatitje për Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet më 3 nëntor.
Procesi i Berlinit është një iniciativë e udhëhequr nga Gjermania që ka për qëllim lehtësimin e bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmojë këto shtete të anëtarësohen në BE. Ky proces është iniciuar në vitin 2014 nga ish kancelarja gjermane, Angela Merke, në konferencën e parë për Ballkanin Perëndimor në Berlin./KlanMacedonia/