BotaLajme

Vritet një gazetar francez nga sulmet ruse në Severodonetsk

Një gazetar francez është vrarë duke raportuar në Severodonetsk teksa një makinë me të evakuuar u godit nga forcat ruse,  tha guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Gaidai në një deklaratë të hënën, shkruan The Guardian.

Ndërkohë dy civilë janë vrarë dhe 5 civilë janë plagosur nga bombardimet  ndërsa trupat ruse hynë në periferi të qytetit ukrainas të Severodonetsk .

“Sot, 10 persona do të largoheshin por ata u goditën nga forcat ruse. Nga sulmet humbi jetën një gazetar i cili u godit nga forcat ruse teksa po raportonte për evakuimin”.

Sot në mëngjes, Gaidai tha se zhvilloheshin “luftime të rënda” ndërsa trupat ruse sulmojnë qytetin me të gjitha armët ddhe kanë hyrë në zonat e tij juglindore dhe verilindore./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button