BotaLajme

ZELENSKY JEP ALARMIN: RUSËT KANË MINUAR DIGËN MË TË MADHE NË VEND, PËRMBYTJET RREZIKOJNË MIJËRA NJERËZ

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbuluar se një nga digat më të mëdha të vendit ndodhet nën shënjestrën e rusëve dhe se mijëra njerëz mund të preken nga përmbytjet.

“Rusët tashmë kanë minuar digën Kakhovka. Mijëra njerëz mund të preken nga përmbytjetet. Terroristët rusë kanë minuar digën dhe pjesën më të madhe të hidrocentralit Kakhovka. Është një nga hidrocentralet më të mëdha. Diga e këtij hidrocentrali përmban rreth 18 milion metra kub ujë.

Nëse terroristët rusë do të hedhin në erë këtë digë, më shumë se 80 vendbanime, përfshirë Kherson, do të jenë në zonën e përmbytjeve. Qindra mijëra njerëz mund të preken”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Këshillin Evropian.

Rusët nga ana tjetër akuzojnë Kievin se bombardoi qytetin Kherson ndërsa po evakuoheshin civilët. Zyrtarët pro-rusë shprehen se forcat ukrainase bombarduan urën Antonivkiy mbi lumin Dnipro, e përdorur nga civilët për t’u larguar nga qyteti, duke vrarë katër persona.

Show More

Related Articles

Back to top button