Një dimër i keq dhe i pasigurt e pret industrinë turistike në vend. Pa masa urgjente shtetërore, sektori do të pësojë humbje të mëdha dhe vështirë se do të mund të rikuperohet më pas. Profesori nga Fakulteti i Turizmit, Naume Marinoski, thotë se ndërhyrja në këtë sektor duhet të jetë prioritet.
“Mendoj se duhet marrë shumë seriozisht, sepse nëse humbasim shansin për t’i ndihmuar këto subjekte biznesi, do ta kemi shumë më të vështirë të rivitalizojmë veten më pas. Do të jetë katastrofike jo vetëm nga pikëpamja, sepse hotelierët vështirë se do të mund të rinisin kapacitetet e tyre, por edhe sepse do ta humbasim turistët”, u shpreh Naume Marinoski-profesor në Fakultetin e Turizmit.
Te të gjithë në turizëm ekziston kjo frikë.
“Është një reaksion zinxhir. Nëse dikush mbyllet, nëse mbyllen linjat ajrore, nëse mbyllen hotelet, atëherë mbyllen edhe guidat, atëherë nuk do të funksionojnë as restorantet. Dhe kjo është një ndalesë, një pengesë dhe një dëm i madh”, tha Ljupço Juzmeski-guidë turistike.
Drejtori i Agjencisë së Turizmit, kërkon nga drejtuesit e hoteleve që të menaxhojnë më me sukses kostot dhe njofton një lloj tjetër ndihme, që do të kompensojë fondet e marra nga kuponët.
“Unë pres që sektori të marrë energji më të lirë.” Ne jemi njerëz që punojnë, sektori i turizmit e di se çfarë është kriza, pres që të ketë lehtësime të caktuara. Për më tepër, pres që biznesi të marrë realisht masa, të cilat do t’ia përcjellim vetë qeverisë”, u shpreh Ljupço Janevski – Drejtor i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit.
Ndërkohë Ohri dhe Struga tashmë bëjnë gati ofertat për festat e fundvitit, ndërsa interesimi më i madh vjen nga fqinjësia./Alsat.mk