LajmeMaqedoni

LSM kërkon shkarkimin e drejtorit të ndërrmarjes “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon nga kryebashkiakja Danella Arsovska dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit që ta shkarkon nga funksioni drejtorin e ndërrmarrjes “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup pasi siç thonë drejtori po i detyron puntorët që të kryejnë punë dhe detyra të cilat nuk i kanë të parashikuara në kontratë.

“Sot jemi mbledhur këtu para ndërtesës së Ujësjellësi dhe kanalizimi për ti dërguar një porosi drejtorit të Ujësjellësi dhe Kanalizimi Marjançe Mitovski sepse në bazë jo ligjore ndanë disa detyrime ku puntorët tanë janë të detyruar të kryejnë detyra plus në disa vende ku nuk janë të definuara me kontratë”, tha Dimovski.

“Bëj thirrje deri te kryetraja e qytetit të Shkupit dhe të Këshilli i Qytetit të Shkupit për të shkarkuar drejtorin pasi si ushtrues detyre nuk i kryen punët në bazë të ligjit dhe marrëveshjes kolektive. Mos e sjellni punën që sikurse dje që qytetit ngeli pa transport publik që qytetit të mbes pa ujë”, deklaroi kreu i lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski./ KlanMacedonia

Show More

Related Articles

Back to top button