BotaLajme

Alarm në Europë, zbulohet një nënvariant i ri i Omicron

Një lloj i ri i mutacionit Omicron është identifikuar në të paktën pesë vende në Europë dhe ka të ngjarë të dominojë në javët e ardhshme, sipas Qendrës së BE-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ECDC.

Kjo ka të ngjarë të kontribuojë në një rritje të numrit të rasteve të COVID-19 në javët apo muajt e ardhshëm.

“Vendet duhet të qëndrojnë vigjilente për shfaqjen dhe përhapjen e llojit BQ.1 dhe të kryejnë teste diagnostike dhe të vazhdojnë të monitorojnë normat e rasteve të koronavirusit, veçanërisht te personat mbi 65 vjeç, ” ECDC.

Studimet paraprake laboratorike në Azi tregojnë se varianti BQ.1 i Omicron ka aftësinë të shmangë ndjeshëm përgjigjen e sistemit imunitar. Aktualisht, nuk ka asnjë të dhënë që lloji i ri shkakton simptoma më të rëndë në krahasim me variantet e tjera të Omicron.

Gjithashtu nevojiten doza përforëcuese për personat më të rrezikuar dhe me sëmundje bashkëshoqëruese, si të rriturit mbi 60 vjeç, personat me imunitet të  dobët dhe gratë shtatzëna.

Sipas ECDC, vendet me normat më të larta  janë Franca (19%), Belgjika (9%), Irlanda (7%), Holanda (6%) dhe Italia ( 5%). /abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button