Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në kryeqytet. Mësohet se një 51-vjeçar me iniciale Gj.M. goditi me thikë të fejuarën e tij duke e lënë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Medresesë në Tiranë. E plagosura 38-vjeçare mori mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga blutë e kryeqytetit. /tvklan.al