
Ndahet nga jeta në moshën 32-vjeçare, sulmuesi japonez Masato Kudo.
Ky i fundit humbi jetën në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë, pas një problemi shëndetësor.
Lajmin e dha vetë klubi i Kudos, Tegevajaro Miyazaki, që militon në ligën e tretë japoneze. Kudo ka luajtur 4 ndeshje me Japoninë dhe ka fituar edhe një titull kampion në vitin 2011.

Gjithashtu sulmuesi numëron një eksperiencë në MLS me kanadezët e Vancouver dhe një tjetër ne Australi me Brisbane Roar.
/Supersport.al