LajmeMaqedoni

RMV, 452 shoferë sanksionohen për shpejtësi

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.10.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 452 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 32 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete me shpejtësi më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 223 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 229 jashtë qytetit. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button