LajmeMaqedoni

Tetovë: Përpjekje nga toka e ajri për shuarjen e zjarrit

Shtëllunga të zeza tymi u shfaqen mbi qellien e Tetovës. Gjithçka nis rreth orës 09.30. Një zjarr i madh kishte shpërthyer në objektin e një ish-fabrike në Tetovë, që shfrytëzohet si depo për materiale ndërtimore. FIllimisht intervnuan qytetarët që ishin afër vendit të ngjarjes. Hekuran Xheladini, vullnetar theksoi se në ndihmë të zjarrfikësve nga Tetova kanë shkuar edhe ata nga Gostivari dhe Shkupi.

”Për shkak të zjarrit që po përhaphej gjithnjë e më shumë, në ndihmë të zjarfikësve të Tetovës do të mbërrijnë edhe brigadat e zjarfikësve të Gostivarit dhe Shkupit”, deklaroi Hekuran Xheladini, vullnetar.

Pas disa orësh luftë me zjarrin në ndihmë të zjarfikësve në terren aktivizohen edhe helikopterët. Situata serioze bëri autoritetet e komunës së Tetovës të ndërpresin procesin edukativo arsimor në shkolla dhe çerdhe për sot, ndërsa u bë thirrje që të mos dilet pa nevojë jashta. Besar Durmishi nga komuna e Tetovës tha se fatmirësisht nuk ka të lënduar me lëndime serioze.

Gazmend Ibishi nga ndihma e shpejtë paralajmëroi mbi rrezikun që mund të vijë nga ndotja e ajrit.

”QMK ka paraljamëruar edhe një rrezik tjetër. Bëhet fjalë për grimcat e dëmshme PM që mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve”, deklaroi Gazmend Ibishi nga ndihma e shpejtë.

Krahas ushtarëve të ARM-së, në Tetovë ka qendruar edhe një ekip për mbrojtje radiologjike, kimike e biologjike, që do të bëjnë ekzaminimet e para të ajrit në Tetovë, kurse nga Qendra për Menaxhim me Kriza janë kërkuar edhe ekspertë dhe institucione që do të bëjnë analiza të detajuara të cilësisë së ajrit. Zjarri ka arritur të lokalizohet, ndërsa gjatë intervenimit tre vullnetarë janë asfiksuar nga tymi. Për shkak të zjarrit në Tetovë, kreu i komunës Bilall Kasami apeloi tek qytetarët të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë, ndërkaq ata që dalin duhet patjetër të mbajnë maskë pasi ajri është ndotur nga djegia.

Show More

Related Articles

Back to top button