Kryetari i ASH-së, Arben Taravari është shprehur i bindur se në zgjedhjet e ardhshme kurdo që do të mbahen BDI do të shkoj në opozitë.
Taravari nuk përjashton asnjë mundësi për koalicion me BESËN por se shprehet që është i vendosur për të sjell ndryshimin në kampin politik shqiptar.
“Aleanca për Shqiptarët është parti që ka kapacitetin më të madh për koalicion, absolutisht nga të gjitha partitë maqedonase dhe shqiptare dhe këtë e ka treguar edhe në praktik në vitin 2016 me Unitetin dhe RDK-në, pastaj në vitin 2017 kemi bërë koalicion me BESA-n. Në vitin 2020 me Alternativën, në 2019 edhe me BESA-n kemi përkrahur Blerim Rekën si kandidat të pavarur, në 2021 sërish me Alternativën kemi qenë në zgjedhjet lokale, pra kemi kapacitete, jemi të hapur, por mbi të gjitha jemi të interesuar për strukturën tonë të fortë dhe për të sjellë ndryshim në bllokun politik shqiptar. Dhe mendoj se kurdo që të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ASH do të fitojë dhe do të jetë pjesë e Qeverisë. Nëse jo, largohem përgjithmonë nga politika”, tha Taravari gjatë intervistës për REL. /Telegrafi/