LajmeRajon

U promovuan veprat e gjenocidit serb mbi shqiptarët, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj

Me ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer të veprimtarëve të devotshëm të çështjes kombëtare, z. Burim Krasniqi, Baki Mustafa e Can Tahiri, u bë e mundur ky promovim i suksesshëm edhe në Keln të Gjermanisë.

Ishte një organizim i shpejt dhe perfekt i atdhetarit dhe patriotit, Ing. Burim Krasniqi, në bashkëpunim me ekipën e tij dhe z. Gazmend Tahiri – pronar i Airplex Restaurant, ku u mbajtë promovimi i librit Mos harro kurrë – Vergiss Niemals, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, dhe i filmave dokumentarë ” Kush i vret fëmijët” dhe “ Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala, që u përcollën shpesh herë me duartrokitje nga të pranishmit, por edhe me lot në sy nga pamjet trishtuese e tepër të dhimbshme të përmbajtjes së këtyre veprave, të përkthyera edhe në shumë gjuhë të huaja, të cilat e kishin një porosi të vetme ‘ mos – harresën e kujtesës historike’, defekt ky, pothuajse “gjenetik” i shqiptarëve shekuj me radhë!!.

Shumë faleminderit i nderuari Burim Krasniqi me shokë e shoqe, por edhe z. Gazmend Tahiri, që na e mundësuat promovimin e këtyre veprave edhe në Keln të Gjermanisë, e të cilat për ne shqiptarët kanë rëndësi të madhe kombëtare e historike, ngase e vërtetojnë katërcipërisht gjenocidin serb mbi shqiptarët për dy shekuj me radhë.

 Me prezencën e tyre na nderuan edhe familjarët e dëshmorit të kombit Agim Hajrizi, e nderuara Feride Hajrizi me fëmijët e saj Sarandën dhe Ardianin, të cilët kishin udhëtuar rreth 200 kilometra për të marrë pjesë në këtë ngjarje kulturore me rëndësi të veçantë historike për kombin tonë. Mori pjesë aktive edhe bashkëluftëtarja e autorit N. Pllana, e nderuara Fatime Dobroshi – Bajraktari, Afrim Prishtina e shumë të tjerë, të cilët, autorët e këtyre veprave publicistike e dokumentare i falënderojnë përzemërsisht.

E moderoi suksesshëm veprimtari dhe gazetari i mirënjohur shqiptar, z. Can Tahiri.

Show More

Related Articles

Back to top button