BotaLajme

Dhjetëra të vrarë nga një sulm ajror në Mianmar

Të paktën 30 persona u vranë në një sulm ajror gjatë një koncerti të mbajtur nga një grup i një minoriteti etnik në Mianmar, që është në konflikt me ushtrinë, thanë grupet opozitare dhe mediat lokale.

Sulmi ndodhi në orët e vona të 23 tetorit në shtetin verior të Kaçinit, duke lënë të vrarë civilë, këngëtarë lokalë dhe oficerë të Ushtrisë të Kaçinit, thanë mediat, duke u thirrur në dëshmitë e dëshmitarëve lokalë, që thanë se sulmi u krye nga tri avionë luftarakë.

Por, nga junta ushtarake e Mianmarit ende nuk është deklaruar lidhur me këtë ngjarje.

Mianmari është përfshirë nga dhuna qëkur ushtria vitin e kaluar largoi nga pushteti qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Lëvizjet demokratike, disa prej të cilave kanë edhe formacione të armatosura, që atëherë janë shfaqur në shtetin që po udhëhiqet me forcë vdekjeprurëse nga ushtria, apo junta.

Naw Bu, zëdhënës i Ushtrisë së Kaçinit, tha se sulmi kishte për shënjestër një ngjarje të mbajtur për të shënuar 62-vjetorin e formimit të Organizatës për Pavarësi të Kaçinit, që është krahu politik i Ushtrisë së Kaçinit.

“Sulmi ajror ishte i qëllimshëm. Në e dënojmë fuqishëm atë. Ky është një akt mjaft i ligë, që po ashtu mund të vlerësohet krim lufte”, tha ai, duke shtuar se organizata e tij ende nuk mund të konfirmojë numrin e saktë të viktimave.

Që nga puçi ushtarak, ushtria ka nisur konfliktin me rivalët, sikurse Ushtrinë e Kaçinit, që ka kërkuar autonomi për popullin kaçin që gjashtë dekada.

Kombet e Bashkuara vazhdimisht kanë dënuar ushtrinë e Mianmarit, që e kanë akuzuar për krime kundër njerëzimit, për shkak të vrasjes së civilëve. Junta, ndërkaq ka thënë se shënjestron “terroristë”.

Show More

Related Articles

Back to top button