GostivarLajmeSport

Elmir Bajrami nga Forina zë vendin e tretë në kampionatin ballkanik në bodybuilding

Elmir Bajrami nga fshati Forinë i cili ka lindur dhe është rritur në Bosnje dhe Hercegovinë në kompeticionin e fundit të kampionatit ballkanik në bodybuilding, ka zënë vendin e tretë. Si një adhurues i sportit që në fëmijëri, ai para tetë vitesh fillon palestër për një jetë më të shëndetshme, por sot ky sport është kthyer në pasion për të. Dy herë është zgjedhur edhe kampion i bodybuildingut në Bosnje.

“Me bodybuilding merrem për tetë vite dhe gjithçka filloi rastësisht dhe jo që një ditë të merrem me gara. Katër vitet e fundit kam filluar të merrem më profesionalisht me këtë sport. Herën e parë në 2017-tën e kisha garën e parë dhe nuk e mora seriozisht, por doja vetëm si provë, të shoh se si do të kalojë dhe nga 12 pejsëmarrës unë zura vendin e pestë. Kjo ishte ajo që më çoi të mendoj se mund të jem një konkurrent i mirë. Në 2018-tën e kisha kampionatin e Bosnjes dhe aty e mora vendin e parë. Në 2019-tën poashtu në kampionatin e Bosnjes e mora vendin e parë dhe nga aty kam filluar shumë më serizoisht të merrem me bodybuilding”.

Nëse merrni parasysh sa mund, punë, sakrifica dhe përgatitje nevojiten për të arritur nivelin e formës dhe paraqitjes për një garë në bodybuilding, arrini në përfundimin se bodybuilding është me të vërtetë një sport, dhe një art i pastër, thotë Bajrami nga Forina.

“Kampionati Ballkanik ishte para tre javësh në Jagodinë dhe dua të them se në garat e para kam garuar në ‘men’s physique’, kurse te kjo e fundit isha në kategorinë ‘clasicc bodybuilding”. Kjo kategori kërkonte që unë të kisha 83 kilogram dhe aq kisha. Ishte përvojë e re dhe nuk e dija çfarë duhet të bëjë në këtë kategori të re, por ia dola dhe nga 15 pjesëmarrës, unë e zura vendin e tretë”.

35 vjeçari i cili tani ka synim kampionatin evropian të bodybuilding apelon rininë sa më shumë të merret me sport, sidomos të shkojnë në palestër pasi siç ai thekson, pos pamjes fizike, përmirësohet edhe cilësia e jetesës.

“Më duket se jo vetëm këtu në Maqedoni por edhe në Bosnje shoh se rinia merret shumë me bodybuilding dhe kjo s’është gjë e keqe pasi secili dëshiron të duket bukur, njejtë edhe unë. Pastaj ushqimi është ai i duhuri, ushtrimet shkojnë siç duhet dhe jam i kënaqur me këtë që bëj”.

Kampioni Bosnjes në bodybuilding falenderon për ndihmën e vazhueshme që merr nga kampioni i Maqedonisë në këtë sport. Ai është Labinot Solejmani i cili poashtu është nga Gostivari.

“Kam nevojë të falenderojë shokun dhe vëllaun tim që më ka ndihmuar shumë te kjo përgatitja e fundit. Ai është nga Gostivari, e ka emrin Labinot Solejmani i cili katër vite është kampion i Maqedonisë. Ai më qendoron në krahë për pesë vite, prandaj e falenderojë tej mase”.

Bajrami në fund na sqaroi se një lloj diete specifike, një kombinim i llojeve të ndryshme të stërvitjes, veçanërisht për një ekspozitë konkurruese, e bëjnë një bodybuilder të zhvillojë muskujt e tij deri në përsosmëri të pastër, dhe e gjithë kjo për një garë që zgjat disa orë, dhe për të cilën përgatitja kërkon muaj dhe vite.

Show More

Related Articles

Back to top button