BotaLajme

Zyrtare/ Rishi Sunak shpallet kryeministri i ri i Britanisë, Penny Mourdant heq dorë nga gara për kreun e vendit

Rishi Sunak  ka marrë zyrtarisht drejtimin e Britanisë së Madhe pasi Penny Mordaunt ndoqi Boris Johnson duke u larguar nga  gara për lidershipin brenda partisë konservatore.

Sunak është emëruar kryetari i ri i konservatorëve dhe rrjedhimisht dhe kryeministër i ardhshëm, pasi rivalja e tij e vetme, Penny Mourdant me anë të një postimi në Twitter hoqi dorë zyrtarisht nga gara.

Kryeministri i ri do të mbajë një fjalim në Parlament në orën 14:30 dhe mund të vendoset në kryeministri që nesër, ose ndoshta edhe ditën e sotme sipas Daily Mail.

Sunak mori mbështetjen publike nga mbi 190 deputetë konservatorë, më shumë se gjysma e totalit duke grumbulluar më shumë numra ndërsa mbështetësit e shquar të Johnson u hodhën në lëvizje. (BalkanWeb)

Show More

Related Articles

Back to top button