LajmeMaqedoni

Diskutim për strategjinë zhvillimore nacionale me Odat ekonomike

Shkup, 25 tetor – Në Shkup sot do të mbahet punëtori vizionare me përfaqësuesit nga sektori i biznesit, e cila është pjesë e procesit për mbështetje të zhvillimit të Strategjisë Zhvillimore Nacionale të Maqedonisë së Veriut për 20-të vitet e ardhshme.

Siç njoftuan nga UNDP, në punëtori është paralajmëruar video-fjalim i zëvendëskryetarit të Qeverisë të obliguar për Çështje Ekonomikr, Koordinim me Resorët Ekonomik dhe Investime Fatmir Bytyqi, ndërsa do të flasin Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së dhe Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe kryesues i Platformës për dialog provat-publik.

Në diskutim do të marrin pjesë përfaqësues nga Odat ekonomike të vendit.

Show More

Related Articles

Back to top button