Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi sonte në Click Plus në Tv21, tha se tetovarët duhet të kenë turp që kanë votuar Bilall Kasamin pasi ai ishte bartës i LSDM-së.
“Tetova dhe tetovarët duhet të kenë turp që votuan Bilall Kasamin dhe që kanë votuar BDI-në, duke patur mundësin e përzgjedhjes së kandidatit të PDSH-së”, ka thënë Thaçi.
Gjithashtu, ai akuzoi Kasamin se po punëson tetovarë duke thënë se po e bënë për ti anëtarësuar në Lëvizjen BESA.