LajmeMaqedoni

Komisioni Evropian për kapitullin 23: RMV ka realizuar përparim të caktuar dhe është pjesërisht i përgatitur

Shkup, 25 tetor – Republika e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi ka realizuar përparim në Kapitullin 23 në krahasim me vitin e kaluar dhe mbetet pjesërisht e përgatitur për zbatimin e legjislacionit të BE-së dhe standardeve evropiane në fushën e drejtësisë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Komisioni Evropian në Raportin më të ri për përparimin e vendit, thekson se Implementimi i strategjisë gjyqësore është në fazën përfundimtare dhe po përgatitet strategji e re. Ligji për Prokurorinë Publike vazhdon të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, me çfarë po sigurohet përgjegjësi për vepra penale të cilat dalin dhe janë të lidhura me përgjimet e paligjshme. Kjo, vlerësojnë nga KE-ja, veçanërisht rezulton me gjykimet e rëndësishme në rastet e nivelit të lartë.

Në raport, KE-ja vlerëson se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vazhdon të kryejë në mënyrë proaktive mandatin e tij, derisa korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese.

Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbushë detyrimet e saj të përgjithshme për të drejtat themelore, por ka sfida në zbatimin e legjislacionit ekzistues.

“Rritja e Buxhetit të Zyrës së Avokatit të Popullit i mundësoi të rekrutojë kuadër të specializuar, me qëllim që më mirë ta përmirësojë rolin e saj. Me rëndësi thelbësore është që të kryhet emërimi i zgjatur i anëtarëve të organeve të pavarura dhe rregullatore, në bazë të meritave. Pavarësia funksionale e organeve të të drejtave të njeriut duhet të garantohet në çdo kohë, përfshirë edhe ndarjen e mjeteve të mjaftueshme financiare për t’u mundësuar të kryejnë siç duhet mandatin e tyre”, thuhet në vlerësimin e përgjithshëm për Kapitullin 23.

Në raportin e KE-së theksohet se gjendja në burgje mbetet dramatike dhe se zgjidhjet sistematike për përmirësimin e kushteve për paraburgim duhet të zbatohen me urgjencë më të madhe.

KE-ja vlerëson gjithashtu se liria e shprehjes dhe pikëpamjet pluraliste kanë vazhduar të përparojnë, por sfidat mbeten.

Sipas raportit të KE-së, vendit i duhet strategji për reforma të mëtejshme në media, e elaboruar me mbështetjen e të gjithë faktorëve relevant.

Show More

Related Articles

Back to top button