LajmeMaqedoni

312 familje do të marrin banesë në ndërtesën social në Butel

Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, me zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, me drejtorin e Shoqërisë Aksionare për Ndërtim dhe Menaxhimin e Hapësirës Banesore dhe Hapësirës Afariste me rëndësi për Republikën, Zoran Gjorgijev, ishin sot në komunën e Butelit, ku po përfundon ndërtimi i objektit më të madh social në vend, informon PRESSonline.al.

“Për 312 familje të tjera siguruam banesë në objektin më të madh social në vend, në komunën e Butelit në Shkup. Bashkëqytetarët tanë nga familjet me status të rrezikuar social do të kenë kulm mbi kokë dhe fëmijët e këtyre familjeve do të jenë të sigurt. Sot arrita të sigurohem që punimet e ndërtimit po ecin në mënyrë dinamike, 95% e ndërtimit ka përfunduar dhe së shpejti pas përfundimit do të publikohet konkurs për ndarjen e apartamenteve. Investimi i deritanishëm në këtë godinë është 10 milionë euro. Investojmë në nevojat e qytetarëve, theksoi Kovaçevski. / PRESSonline.al

Show More

Related Articles

Back to top button