LajmeRajon

​Samiti i Ballkanit Perëndimor mbahet sot në Prishtinë

Samiti i Ballkanit Perëndimor për vitin 2022 do të mbahet sot në Prishtinë.

Në hapje të samitit merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë samit do të diskutohet për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, mungesën e energjisë elektrike dhe rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në rajon e botë.

“Rajoni ka një rol kritik për të luajtur në nxitjen e paqes, bashkëpunimit dhe unitetit përmes diversitetit për Evropën. Megjithatë, për të përfituar nga ky rol, vendet e rajonit do të duhet të zgjidhin konfliktet rajonale dhe të lehtësojnë reformat që zvogëlojnë hendekun me pjesën më të zhvilluar të Evropës”, thuhet në përshkrim.

Show More

Related Articles

Back to top button