LajmeRajon

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmërojnë marrëveshje Kosovë-Serbi ditëve në vijim

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje finale që mund të arrihet “ditëve në vijim”.

Në një adresim për mediat, zëdhënësi i Departamentit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë konsistente dhe përkrahëse për dy vendet. Ai shtoi se e përkrahin edhe Bashkimin Evropian si ndërmjetësues në dialog.

“E mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është arsyeja pse i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe në Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor”, tha Price, duke theksuar se sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon”, shtoi ai.

Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë foli të hënën edhe përfaqësuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Cramon u shpreh se drafti franko-gjerman është mundësi e mirë e të dy vendeve në arritjen e një marrëveshjeje. Sipas saj, Kosova e Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentumin, pasi siç u shpreh ajo, zhvillimet në Evropë aktualisht janë kaotike.

Show More

Related Articles

Back to top button