Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se më 26 dhe 27 tetor 2022 (e mërkurë dhe e enjte), kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të arrijë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këto arsye, SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë komunikacioni në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
MPB u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policor.
Për vizitën e Von der Leyenit njoftoi edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili tha se kanë bërë kërkesë në Komisionin për ndihmë të kompanive dhe amvisërive për bashkëfinancim të projekteve dhe subvencione dhe se presin më shumë mbështetje, sepse siç tha ai, kemi bërë lëshime të mëdha për të qenë pjesë e BE-së”.
Bekteshi nuk deshi të tregojë se për çfarë shume parashë bëhet fjalë, por deklaroi se gjaë vizitës së saj në vend, presidentja e Komisionit, mund të shpallë atë që do të pasojë si ndihmë nga KE-ja.