BotaLajme

Të shtëna me armë zjarri në Londër – vriten dy persona, një i plagosur

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë, pas një incidenti me të shtëna me armë zjarri në lindje të Londrës.

Mediet vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në rrugën Henley Road në Ilford.

Një nga viktimat 20 vjeç ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër ndërroi jetë në spital. Ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia Metropolitane e Londrës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Aktualisht nuk është bërë asnjë arrestim.

Show More

Related Articles

Back to top button