LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE publikon katër emra në aferën ”prona sekrete”

“FSHEHEN FIRMA NDËRTIMI, SHTËPI, BANESA, AUTOMJETE LUKSOZE”

VMRO-DPMNE sot ka prezantuar personat që janë pjesë të funksionarëve, sic thonë, të kyçur në aferën “Pronat Sekrete”. Sipas opozitës maqedonase bëhet fjalë për njerëz që kanë relacione të drejtpërdrejta me kreun e qeverisë.

Eksperti dhe analisti politik Albert Musliu, Avokati Ivica Jevtiq, Drejtori I Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë”, Valentin Gruevski, dhe anëtari I Këshillit drejtues në Shtëpinë e Shëndetit në Berovë, Novica Peçinski, janë katër nga 123 emrat, për të cilët VMRO-DPMNE-ja pretendon se kanë prona sekrete në vlerë prej 30 milionë euro, përcjellë Klan M.

VMRO-DPMNE-ja ka drejtuar akuza ndaj Komisionit Antikorrupsion, për të cilin thotë se mbron keqpërdorimet dhe se punon sipas diktatit të LSDM-së.

“I bëjmë thirrje Komisionit Antikorrupsion dhe institucioneve tjera që të nisin ta kryejnë punën, kurse njëkohësisht I bëjmë thirrje Jevtiqit dhe Gruevskit që të dorëhiqen nga pozitat e tyre dhe të paguajnë dënime sipas ligjit, kurse për këtë procedurë të ngritet nga Komisioni Antikorrupsion” – deklaroi Brane Petrushevski.

VMRO-DPMNE për Albert Muslin thotë se rregullisht I mbron qëndrimet e LSDM-së dhe se pesë vite nuk ka dorëzuar listë anketuese në Komisionin Antikorrupsion. Sipas VMRO-DPMNE-së, Musliu posedon shtëpi në Shkup me 118 m2 dhe banesë në Qendër prej 81 m2, por edhe paraqitet si themelues dhe pronar I më shumë shoqatave civile.

Sipas VMRO-DPMNE-së listë anketuese nuk ka dorëzuar edhe Avokati Ivica Jevtiq, I cili njëkohësisht është anëtar i Këshillit Drejtues të Qendrës për azilkërkues, por edhe Drejtori I NP “Pyjet e Maqedonisë”, Valentin Gruevski, për të cilin thonë se posedon shtëpi në Manastir kurse bashkëshortja e tij shtëpi në Resnjë.

Për Novica Peçinskin nga Berova opozita drejton akuza se fsheh një shtëpi të madhe në Berovë dhe një veturë Folksvagen në emër të tij.

VMRO-DPMNE bën thirrje që institucionet ta hulumtojnë pronën e tyre, por edhe nëse kanë pronë tjetër që është e familjarëve të tyre duke theksuar se do të vazhdojnë me publikimin e detajeve tjera. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button