LajmeRajon

Sherr mes familjeve, dy vëllezërit shqiptarë vrasin 53-vjeçarin në Greqi

Një 53-vjeçar është vrarë në Greqi dhe autorë dyshohet të jenë dy shtetas shqiptarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten e kaluar, rreth orës 22:00 në Halkidiki.

Sipas protothema.gr, dy vëllezër shqiptarë, 27 dhe 47 vjeç, kanë dalë jashtë shtëpisë së viktimës dhe janë konfliktuar fizikisht me të, djalin e tij 24 vjeç dhe vajzën 18 vjeçare.

 27-vjeçari ka goditur me thikë vajzën e viktimës, me të cilën dyshohet se ka pasur njohje më herët, ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duk i shkaktuar plagë të rënda, për të shkak të të cilave nuk mundi të mbijetojë.

Dy vëllezërit e moshës 27 dhe 47 vjeç u arrestuan të premten në mesdite dhe tashmë ndodhen në arrest, teksa Prokuroria e Polygyros vazhdon hetimet.

Show More

Related Articles

Back to top button