LajmeRajon

Dodik nuk heq dorë nga retorikat për ndarjen nga Bosnje e Hercegovina: Besoj në një republika Serbska të pavarur! Një ditë do marrim 49% të territorit boshnjak dhe…

Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik mblodhi sot në Banja Luka mbështetësit e tij, ku tha se Republika Srpska me siguri do të bëhet e pavarur.

Me ftesë të Dodik, Aleanca Social Demokrate e Pavarur (SNSD) organizoi ardhjen e shumë aktivistëve të partisë në sheshin qendror të qytetit Banjo Luka si përgjigje ndaj tubimeve të ngjashme të organizuara më parë nga partitë politike të opozitës.

Arsyeja kryesore e këtyre tubimeve është mosmarrëveshja se kush fitoi në zgjedhjet e 2 tetorit në Republika Srpska. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i BiH (KQZ) publikoi rezultatet paraprake për të gjitha nivelet e tjera të qeverisjes, por votat për presidentin e Republika Srpksa janë ende duke u numëruar për shkak të parregullsive të shumta dhe pritet të përfundojnë deri të enjten, raporton klix.ba.
Dodik me këmbëngulje pretendon se ai fitoi bindshëm ato zgjedhje me një diferencë prej të paktën 30 mijë votash, por opozita pretendon se kandidatja e tyre Jelena Triviq është dëmtuar.

Mbledhja e Dodikut të kujtonte në mënyrë të papërmbajtshme “mitingjet e së vërtetës” të organizuara nga Slobodan Millosheviçi në fund të viteve 1980, në prag të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, në një përpjekje për të konsoliduar pushtetin e tij.

“Ne do të shkojmë me siguri, por një ditë do të marrim 49 për qind të territorit të Bosnje-Hercegovinës. Dhe kur të ikim… besoj në idealin e një RS të pavarur”, tha lideri serb në Bosnje.

Në të njëjtën kohë, ai nuk hezitoi t’i shajë të gjithë ata që thonë se RS është një entitet i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Show More

Related Articles

Back to top button