BotaLajme

Arrestohen 11 gazetarë në Turqi

Policia turke bastisi disa qytete dhe arrestoi 11 gazetarë të lidhur me mediat pro-kurde për lidhjet e tyre të dyshuara me militantët kurdë, thanë zyrtarët.

Arrestimet u kryen pak ditë pas miratimit të një ligji të ri të diskutueshëm për median, i cili parashikon dënime me burg për personat që përhapin “dezinformata” për të shkaktuar “shqetësim, frikë dhe panik në publik”.

Agjencia pro-kurde e lajmeve “Mesopotamia” raportoi se kryeredaktori i saj Diren Yurcever dhe tetë gazetarë të tjerë u morën për t’u marrë në pyetje. Bastisjet u kryen njëkohësisht në shtëpitë e tyre në Ankara, Stamboll dhe pesë qytete të tjera.

Sipas raportit janë arrestuar edhe dy gazetarë të agjencisë “Jean News”.

Policia konfirmoi se arrestimet janë kryer dhe në “Twitter” thuhet se të dyshuarit janë marrë për shkak të përmbajtjes informative “që e nxisin opinionin në urrejtje dhe armiqësi”.

Policia në Ankara akuzon agjencinë “Mesopotamia” se vepron si një “këshill shtypi” i Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit dhe e përshkruan veprimin e tyre si një “operacion anti-terrorist”. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button