BotaLajme

HIDHET GURTHEMELI I PROJEKTIT MË TË MADH TË BANESAVE SOCIALE NË HISTORINË E TÜRKIYES

“Sot filluam një iniciativë të re të planifikimit urban që tani përfshin të gjitha krahinat dhe rrethet tona në Türkiye. Në vitin 2023, me mbështetjen e popullit tonë, ne do të vazhdojmë me ndërtimin e shekullit turk”, tha Erdoğan

Në prani të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, ështe hedhur gurthemeli i projektit më të madh të banesave sociale në historinë e vendit, i cili parashikon ndërtimin e 500 mijë njësive banesore dhe 50 mijë lokaleve të biznesit brenda pesë viteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan mori pjesë në ceremoninë qendrore të hedhjes së gurthemelit për projektin më të madh të banesave sociale në historinë e Türkiyes në Sincan të Ankarasë, të quajtur “Shtëpia ime e parë” dhe “Lokali im i parë i afarist”. Gurthemeli u hodh njëkohësisht në disa qytete turke përmes video lidhjes.

“Përmes këtij aktiviteti që kemi filluar në kuadër të TOKI-t (Zyrës për Ndërtimin e Objekteve Rezidenciale), ne kemi rritur numrin e ndërtesave të banimit që u ofrojmë njerëzve tanë në dy milionë”, tha Erdoğan.

Erdoğan njoftoi se faza e parë prej 250 mijë njësive banesore në kuadër të projektit do të përfundojë dhe do t’u dorëzohet pronarëve deri në vitin 2028.

“Sot filluam një iniciativë të re të planifikimit urban që tani përfshin të gjitha krahinat dhe rrethet tona në Türkiye. Në vitin 2023, me mbështetjen e popullit tonë, ne do të vazhdojmë me ndërtimin e shekullit turk”, tha Erdoğan.

Në kuadër të projektit, në pesë vitet e ardhshme është planifikuar ndërtimi i 500 mijë njësive banesore, 50 mijë lokaleve afariste dhe sigurimi i 250 mijë parcelave të gatshme për ndërtim.

Janë parashikuar 50 mijë njësi banimi për të rinjtë e moshës 18 deri në 30 vjeç, që përkon me 20 për qind të numrit total të apartamenteve të projektit.

Erdoğan njoftoi më parë se 50 mijë njësi banimi si pjesë e projektit të banesave social do të ndërtohen në Istanbul, 18 mijë në Ankara dhe 12.500 në Izmir.

Kuota të posaçme parashikohen edhe për familjet e dëshmorëve dhe veteranëve, me nga 12.500 njësi banimi, ndërsa për pensionistët parashikohet një kuotë prej 50 mijë banesash.

Show More

Related Articles

Back to top button