Zyrtari serb, Petar Petkoviq, është duke qëndruar në Kosovë.
Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka arritur tashmë në Pasjanë, ku është paraparë të marrë pjesë në liturgjinë e kishës së Rashkës së Prizrenit.
Sipas planit të vizitës, Petkoviq do të merrte pjesë në prerjen e tortës festive, në fshatin Kufcë e Epërme në ora 12:00.
Kurse të enjten, në ora 10:45, Petkoviq do të vizitojë komunën e Leposaviqit, ndërsa në ora 11:00 në Qendrën e Kulturës “Sava Deçanac” në Leposaviq do të marrë pjesë në kremtimin e festës së Shën Petkës.
Më 14 tetor, Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë, ku duhej të merrte pjesë në fronëzimin e Patriarkut Porfiri në Patriarkanën e Pejës.