BotaLajme

“Mëso të trajtosh një gruan”/Shqiptari vret marokenin në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një shqiptar ka vrarë një maroken.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari e ka qëlluar me dy plumba në kraharor marokenin, pas një konflikti të çastit. Shkaku i konfliktit mes të dyve ka qenë ofendimi që marokeni i ka bërë të dashurës së shqiptarit.

Shtetasi maroken, i identifikuar si Abderrahimi Elkharmoudi rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Elkharmoudi rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është arratisur në Shqipëri dhe është ndihmuar nga disa miq të tij. Ai u identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në vendngjarje dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë.

Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në Agorà, në Piazza Libertà, rreth orës 11 të mbrëmjes së të dielës E dashura e shqiptarit ka diskutuar me marokenin dhe iu është drejtuar: “Çfarë dini ju se si trajtohen femrat, në vendin tuaj nuk i lini as të dalin nga shtëpia”.

Kjo fjali e thënë nga gruaja e ka zemëruar marokenin që ishte i dehur. Debati mes tyre se si duhet të trajtohen gratë ka zgjatur për disa minuta. Brenda në lokal ndodhej një mike e gruas së përfshirë në debat dhe disa burra, mes tyre edhe shqiptari. Kur viktima doli nga lokali, ata e ndoqën dhe nisën sherrin sërish jashtë.

Pak para se të mbërrinte në makinën e tij të parkuar, autori ka nxjerrë armën dhe e qëlluar në gjoks dhe bark.

“Mëso si të trajtosh gratë”, kështu iu është drejtuar shqiptari pasi e ka qëlluar dhe më pas është larguar.


Sipas hetuesve, marokeni i plagosur dhe i gjakosur ka arritur të hipë në makinën e tij dhe të ndezë motorin, ka shtypur pedalin në gaz dhe është larguar. Por ai nuk shkoi larg, pasi disa qindra metrash ka humbur ndjenjat. Policia u njoftua nga disa banorë që dëgjuan të shtënat, por kur karabinierët mbërritën në vendngjarje nuk kishte mbetur më njeri.

Show More

Related Articles

Back to top button