LajmeMaqedoni

Shtrenjtohet regjistrimi i makinave në Maqedoni, për makinat më të vjetra do të paguhet më shumë

Qytetarët edhe kur shkojnë t’i regjistrojnë makinat e tyre ndjejnë rritjen e çmimit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Po ka rritje të çmimit. Është rritur për shkak të taksës ekologjike. Kjo rritje vjen si rezultat i taksës ekologjike”, thonë nga stacionet për kontroll teknik.

“Rritja nuk është në pjesën e kontrollit teknik, sepse çmimin e përcakton MPB-ja. Tashmë dy vite me radhë është 1.200 denarë. Ka rritje të taksës ekologjike, e cila është shtrenjtuar vitin e kaluar”, deklaroi Maja Kanurkova, e punësuar në stacion për kontroll teknik. Makinat më të vjetra do të paguajnë më shumë për regjistrim.

Sipas ligjit, lartësia e kompensimit për personat juridikë dhe fizikë në vend të cilët e ndotin mjedisin jetësor duke përdorur mjete motorike për periudhë njëvjeçare është nga 400 deri në 700 denarë për makina udhëtimi dhe 1.050 deri në 1.900 denarë për automjete të rënda, varësisht nga viti kur janë prodhuar, pesha dhe lloji i karburantit.

Show More

Related Articles

Back to top button