LajmeMaqedoni

Nuredini: Fatkeqësitë natyrore nuk mund të ndalen, por mund të reduktohen

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ambasadorja e Zvicrës Veronique Hulmann, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së Armen Grigoryan dhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, inspektuan nga afër punimet ndërtimore për rregullimin e përroit në fshatin Shipkovicë, komuna e Tetovës, që po realizohet në kuadër të Programit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut.

“Ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm, në radhë të parë në interes dhe mbrojtje të popullatës dhe sigurimit të rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse duke përmirësuar rezistencën e komuniteteve nga rajoni i Pollogut ndaj fatkeqësive nga përmbytjet.

Me masat e marra, si rezultat i studimeve gjithëpërfshirëse dhe planeve të vlerësimit të rrezikut nga përmbytjet, ne veprojmë në mënyrë parandaluese për të reduktuar rrezikun e përrenjve, përmbytjeve, rrëshqitjeve të tokës të cilave i nënshtrohet ky terren, rrisim qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e komuniteteve lokale për të trajtuar fatkeqësitë natyrore, si ajo e vitit 2015, e cila mori edhe viktima njerëzore”, tha ministri Nuredini.

 Ndërkohë përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Armen Grigoryan, the se ne duhet të menaxhojmë rreziqet, dhe jo vetëm fatkeqësitë. Autoritetet lokale duhet të përgatiten për t’iu përgjigjur shpejt krizave për të mbrojtur njerëzit dhe të mirat materiale.

“UNDP është këtu për të ndihmuar në vendosjen e një sistemi të koordinimit efektiv ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe lokale, i cili është me rëndësi kritike në këtë proces. Qasja e integruar e nëntë komunave në rajonin e Pollogut në fund do të jetë përmirësimi i qëndrueshmërisë së përgjithshme të komunitetit ndaj përmbytjeve”, theksoi Grigoryan.

Show More

Related Articles

Back to top button