BotaLajme

E pranon Kremlini: Ushtria ruse ka probleme me pajisje

Pavarësisht se që nga fillimi i luftës në Ukrainë ishte raportuar vazhdimisht se ushtria e Putinit ka probleme të shumta – duke filluar nga armët e ndryshkura, uniformat e vjetra e deri te çizmet e shqyera, këtë sot edhe zyrtarisht e ka pranuar edhe Kremlini.

Nga Moska sot është bërë e ditur se ushtria ruse ka probleme me pajisje, pasi së fundmi për këtë çështje kishte aluduar edhe presidenti rus Vladimir Putin. “Të gjithë e keni dëgjuar çfarë ka thënë presidenti në Këshillin e Sigurisë. Vërtetë ka pasur probleme me pajisje”, tha sot Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Sipas tij, disa prej problemeve akoma ekzistojnë, por se po “zgjidhen”.

“Po ndërmerren masa për të eliminuar ato probleme” shtoi Peskov.

Kujtojmë që Putin ka thënë mbrëmë se “pajisjet e ushtrisë ruse duhet të jenë moderne, për t’i përmbushur kriteret për operacione ushtarake në Ukrainë”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë ruse, që të marr më “shpejtë vendimet” për prodhimin e pajisjeve të reja ushtarake. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button