GostivarLajme

Gostivar, ska interesim për vaksinat anti-Covid

Gostivarasit nuk janë aspak të interesuar për ta marrë vaksinën anti-Covid. Brenda një jave nuk ka më shumë se pesë pacientë që mund të vaksinohen dhe kjo zgjatë për mbi tre muaj. Pacienti i fundit i vaksinuar ka qenë një i ri i cili ditën e djeshme ka pranuar dozën e parë. Mjekja Dafina Bogdanovska nga Shtëpia e Shëndetit në Gostivar thotë se vaksina ka mjaftueshëm dhe janë të llojit Fajzer dhe Sinovak.

“Tre-katër muajt e fundit ka rënë në mënyrë drastike numri i qytetarëve që shprehin interesim për vaksinim. Dje e kemi pasur pacientin e fundit që është vaksinuar, ishte i ri në moshë dhe e merrte dozën e parë, por përgjithësisht nëse marrim një mesatare për një javë nuk e di a vaksinohen maskimum edhe pesë pacientë. Numrat e të infektuarve rriten, kovidi rikthehet dhe tani e kemi edhe gripin sezonal dhe pavarësisht që kovidin tanimë e kemi në vitin e tretë në mesin tonë, numrat vërtetë nuk janë siç kanë qenë në të kaluarën, por prapë mendoj se falë vakinimit, numri u ulë në mënyrë drastike”, deklaron mjekja Dafina Bogdanovska.

Ajo thotë se ditëve të fundit rritet numri i të infektuarve me Covid 19, ndërsa tani edhe gripi sezonal mund të sjellë komplikime te pacientët, sidomos te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, prandaj apelon që këto kategori qytetarësh të vaksinohen me dozë përforëcuese.

“Të vijnë të vaksinohen, ka pasur qytetarë që kanë marrë edhe dozën e tretë dhe të katërt pasi siç edhe mendojnë disa epidemiologë, kovidi ndoshta do të kalojë në një sëmundje sezonale dhe duket se drejt asaj shkojmë dhe që ndoshta do ta kemi në kontinuitet gjatë gjithë vitit. Mirë është të vijnë për t’u mbrojtur, të paktën qytetarët më të moshuar dhe ata qytetarë që janë në ketegorinë e rrezikuar pasi kovidi mund të shkaktojë pasoja të pa dëshiruara dhe kjo më shumë mund të godas ata që nuk janë të vaksinuar”, deklaron mjekja Dafina Bogdanovska.

Mjekja Bogdanovska thotë se vaksina anti-Covid dhe ajo kundër gripit sezonal mund të merren në të njejtën kohë pasi nuk shkaktojnë implikime.

“Kundër indikacione nuk ka pos reagimeve të rënda alergjike pas pranimit të dozës së parë. Ndryshe, kundër indikacionet janë minimale si gjatë pranimit të njërës, poashtu edhe të vaksinës tjetër. Këto dy vaksina mund të pranohen në të njejtën kohë, në të njejtën ditë mund të vaksinoheni edhe me vaksinën kundër gripit sezonal edhe me atë kundër kovidit”, deklaron mjekja Bogdanovska.

Aktualisht vaksinimi në Gostivar kryhet vetëm në një pikë, pra në Shtëpinë e Shëndetit çdo ditë pune nga ora 11 deri në ora 14. Intervali për vaksinim është zvogëluar për shkak të zgovëlimit të ineteresimit për vaksinim. Vaksinat anti-Covid që aktualisht jepen në Gostivar kanë afat deri në fund të këtij viti. Sasia është e mjaftueshme dhe nëse ato nuk shfrytëzohen, do të duhet të asgjesohen. Dozat e para të vaksinave anti-COVID në Gostivar mbëritën në mars të vitit të kaluar. Bëhej fjalë për 500 vaksina nga AstraZeneca. Ndryshe, për momentin ka 7 persona të cilët trajtohen nga Covid 19 në Repartin Infektiv në Gostivar. Në gjendje të rëndë është vetëm njëri prej tyre i cili ka rreth 90 vjet. Dy rastet e fundit janë regjistruar gjatë fundjavës që lamë pas.

Show More

Related Articles

Back to top button