LajmeMaqedoni

Petrovska: Maqedonia e Veriut tregoi me vepra se është e përkushtuar për ta ndihmuar Ukrainën

“Ne e dënuam agresionin rus ndaj Ukrainës dhe dhamë përkrahje të plotë për popullin ukrainas në mbrojtje të pavarësisë së saj, e cila përfshinte jo vetëm ndihmë politike, por edhe konkrete teknike dhe ushtarake. Ato vendime janë miratuar, në fazë jemi të arritjes së marrëveshjes për të katërtën, ajo së shpejti do të miratohet. Krahasuar me kapacitetet dhe madhësinë tonë, i takojmë grupit të vendeve të cilët më së shumti e kanë ndihmuar Ukrainën në mbrojtjen e tyre të drejtë nga agresioni. Atë e kemi bërë për shkak se besojmë në parimet e së drejtës ndërkombëtare, e cila nuk lejon agresion ushtarak të një vendi ndaj tjetrit”.

Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në fjalimin e saj, me të cilin e hapi konferencën rajonale “Lufta në Ukrainë dhe ndikimi i aktorëve të jashtëm – sfidat e sigurisë për Evropën dhe rajonin”, e organizuar nga Fakulteti filozofik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”.

Maqedonia e Veriut, e cila është anëtare e NATO-s, tha ajo, në vepër tregoi se është fuqimisht e përkushtuar në ndihmën dhe përkrahjen e Ukrainës, jo të zgjatë lufta, por për Ukrainë të pavarur dhe sovrane dhe të mund të mbrohet nga agresioni.

Petrovska u përqëndrua edhe në sfidat e numërta me të cilat ballafaqohemi sot, posaçërisht kriza energjetike, e cila ndikon në të gjitha aspektet të jetesës. Kur energjensat bëhen armë, qëllimi i të cilave është të thyhet përkrahja për Ukrainën, nënvizoi ajo, ne duhet të jemi edhe më të fuqishëm dhe edhe më shumë të punojmë që ta zvogëlojmë varshmërinë nga ky kërcënim në të ardhmen.

Në fjalimin saj, Larisa Dir, ambasadorja ukrainase tha se pushtimi i Federatës ruse në Ukrainë ka sjellur deri në okupimin e përkohshëm të pothuaj 20 për qind nga territori i Ukrainës dhe humbjes së pariparueshme mes popullatës civile dhe personelit ushtarak, ka shkaktuar krizë multidimensionale humanitare të përmasave të mëdha për tërë botën dhe e ka vështirësuar sanimin e bashkësisë globale nga pasojat nga pandemia me Kovid-19.

Ajo përmedi edhe një listë të zezë të pasojave shkatërruese nga veprimet ushtarake ruse, qëllimi i të cilave është shkatërrimi i Ukrainës dhe popullit ukrainas.

Show More

Related Articles

Back to top button