LajmeRajon

Mustafi i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Jemi mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi iu ka kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me numrin e shqiptarëve shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke thënë se nuk janë aq sa dëshiron ai por janë shumë më shumë.

Vuçiq gjatë ditës ka thënë se “pas regjistrimit, i cili është në vazhdim, nuk do të dihet më numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbisë.”

Ndërkohë, Mustafi ka reaguar duke thënë se nuk janë as 1118 shqiptarë sa pretendon Qeveria e Serbisë për vite, por janë shumë më shumë.

“Deklaratat e tilla, përveç se nuk ndihmojnë procesit të regjistrimit e nxisin tensionim të situatës, madje është parapërgatitja e valës së re të kontestimit të numrit të saktë e të vërtetë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Z. President nuk janë 5809 shqiptarë në Serbi, nuk janë 1118 shqiptarë në Luginë sipas statistikave zyrtare të vitit 2011. Deklarimet e tuaja nuk mund të kuptohen ndryshe përveç se në shërbim të devijimit të numrit real të shqiptarëve në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë. Nuk mund të jenë të shkëputura nga pengesat e paraqitura në Medvegjë. Z.President, lexoni kushtet për regjistrim, të informoheni para se të jepni deklarata tendencioze në të cilat sulmoni një komunitet i cili është i shtypur vazhdimisht! Ne jemi shumë më shumë, jemi mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë. Kështu do ta thotë edhe regjistrimi i popullsisë në regjistrin zyrtar të Entit të Statistikave Republikane. Ftojë bashkësinë ndërkombëtare të monitorojë dhe të mos lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Show More

Related Articles

Back to top button