LajmeRajon

Dyshimet se fshehu pasurinë, Prokuroria nis hetimet ndaj Donika Gërvallës

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit për mos deklarim të pasurisë.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj konfirmoi se rasti për veprën penale që ndërlidhet me “mos raportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financaiare” është në fazën e hetimeve.

“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me kallëzimin penal kundër D.G., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, iu njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve” ka thënë Ulaj.

Ndryshe, Ministrja Gërvalla vitin e kaluar nuk i kishte deklaruar dy pozita – një në biznesin e saj në Gjermani dhe tjetrin në një OJQ në Kosovë – dhe as nuk ka treguar për pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj në deklarimin që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Show More

Related Articles

Back to top button