Deputetët e Listës Serbe do të mungojnë edhe në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, pasi do të marrin pjesë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, pak ditë para përfundimit të afatit për konvertimin e targave serbe në RKS.
Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë në Facebook, se Lista Serbe vazhdon të mbajë konsultimet dhe punimet e saj në Beograd.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thirrur Këshillin Kombëtar të Sigurisë për shkak të vendimit të Kosovës, për të mos shtyrë vendimin e saj për ri-regjistrimin e targave të lëshuara nga Serbia në ato RKS.
Postimi i plotë:
Nesër më datë 27.10.2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare të radhës. Siç e dini, tash e katër muaj radhazi Lista Serbe nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe i bojkoton në tërësi angazhimet e saj.
E pikërisht nesër, Lista Serbe nuk vjen në punimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, por shkon në punimet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, të kryesuar nga Vuçiç. Me këtë rast është mirë t’i rikujtojmë dhe rikonfirmojmë publikut të gjerë vendor e ndërkombëtar se Lista Serbe vazhdon të mbajë konsultimet dhe punimet e saj vetëm me dhe në