LajmeMaqedoni

Arrestohet vjedhësi nga Tetova, paratë i kthehen pronarit

Mbrëmë, një orë para mesnate në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë policia ka privuar nga liria 30 vjeçarin O.M. nga fshati Xhepçisht të Tetovës. Ai është kapur menjëherë pas kryerjes së veprës penale ‘vjedhje’ në një barnatore në të njëjtën rrugë, ku fizikisht ka sulmuar punonjësen e barnatores dhe i ka marrë të hollat nga qarkullimi ditor. Paratë e vjedhura i janë marrë dhe kthyer pronarit, shkruan Alsat.

Pas arrestimit mësohet se personi në fjalë është kërkuar me fletarrestim për vuajtje të dënimit prej 2 viteve, për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet padi përkatëse. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button