LajmeMaqedoni

Leyen shkroi në Twitter në maqedonisht, zemëroi grekët dhe bullgarët

Pasi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski e nënshkruan Marrëveshjen e Frontex-it, Kovaçevski me krenari në Facebook theksoi se ajo është nënshkruar në gjuhën maqedonase, pa shtesa, yje dhe fusnota.

“Kontrata me Frontex që po nënshkruajmë sot është e rëndësishme. Jo vetëm sepse forcon bashkëpunimin tonë në fushën e migracionit. Por sepse është përkthyer në gjuhën maqedonase. Në të njëjtin nivel me të 24 gjuhët e BE-së”, njoftoi Von der Leyen me një video të nënshkrimit të marrëveshjes.

 Договорот со Фронтекс што го потпишуваме денес е важен.

Не само поради тоа што ја зајакнува нашата соработка во полето на миграција.

Туку поради тоа што е преведен на македонски јазик.

На исто рамниште со сите 24 јазици на ЕУ. pic.twitter.com/KWfZbc9fKk

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 26, 2022

Po ashtu, Von der Leyen dje njoftoi se BE-ja do t’i japë mbështetje financiare Maqedonisë për t’u përballur me krizën energjetike. Bëhet fjalë për këstin e parë të ndihmës prej 80 milionë eurosh, fonde që do të jenë në dispozicion nga janari i vitit 2023.

Show More

Related Articles

Back to top button