GostivarLajme

ReLOaD, Komuna e Gostivarit organizoi debat publik për financimin e OJQ-ve lokale

Komuna e Gostivarit organizoi debat publik për përcaktimin e prioritetee për projekt-propozime për OJQ-të në kuadër të Programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD1), në saje të së cilave do të hapet thirrja e dytë për projekt -propozime e cila do të implementohet dhe financohet nga ana e këtij programi.

– Komuna e Gostivarit në mënyrë të qartë përcakton përkushtimin për fuqizimin e bashkëpunimit me organizatat qytetare në saje të së cilës do të nxitet zhvillimi lokal dhe do të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve – u tha në Debatin publik nga ku u bënë të ditura edhe detajet e thirrjes për aplikim për organizatat qytetare.

PRIORITETET E KOMUNËS SË GOSTIVARIT

Mundësia për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me organizatat joqeveritare me Komunën e Gostivarit është e nevojshme dhe e mundur në të gjitha fushat me rëndësi lokale. Në Komunën e Gostivarit identifikohen fushat prioritare në vijim:

1. ARSIM

1.1. Programe për arsim joformal (mësim i përjetshëm) dhe projekte për edukimin e popullatës;

1.2. Arsimimi profesional i popullatës nga lëmia e profesioneve sociale duke përfshirë edhe: trajnime për përkujdesje të personave të moshuar dhe të paaftë, trajnime për ndihmës-personel për personat me aftësi të kufizuara motorike dhe senzorike, instruktor pune për personat me aftësi të kufizuara.

2. MJEDISI JETËSOR

2.1. Avancimi dhe mbrojtja e mjedisit jetësor në territorin e komunës së Gostivarit.

3. TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT, MOSDISKRIMINIM DHE INKLUZION SOCIAL

3.1. Inkluzioni social i kategorive të ndjeshme të qytetarëve në veçanti personat  e margjinalizuar, fëmijët pa prindër, persona me nevoja të posaçme dhe persona pa dokumente identifikimi;

3.2. Parandalimi dhe lufta kundër dhunës gjinore, dhunës në familje, në shkollë dhe në rrugë.

3.3. Mbrojtje shëndetësore për familjet e rrezikuara sociale

3.4. Përkrahje e aktiviteteve për shëndetin mental dhe psiko-fizik si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19 për kategoritë e rrezikuara

4. PUNËSIM DHE ZHVILLIM EKONOMIK LOKAL

4.1. Nxitja e aktiviteteve dhe programeve nga lëmia e punësimit dhe vetëpunësimit, në veçanti për banorë të cilat kanë vështirësi në punësim: personat me aftësi të kufizuara, persona nën moshën 30 vjeçare, persona mbi 50 vjeç me theks të veçantë gra, pjesëtarë të komunitetit rom etj.

4.2. Realizim i aktiviteteve dhe programeve për zhvillimin e turizmit alternativ (malor) në veçanti çiklizëm dhe bjeshkatari në rajonin e Malit Sharr dhe Malin e Thatë

4.3. Përkrahja e projekteve dhe aktiviteteve për zhvillim, nxitje dhe promovim të proddukteve bujqësore dhe frutave në rajonin e Gostivarit, si dhe aktivitete dhe edukim për kultivimin e produkteve organike.

5. KULTURË DHE ART, TË RINJ DHE SPORT

5.1. Afirmim i artit, traditës dhe trashëgimisë kulturore të komuniteteve në territorin e komunës së Gostivarit;

5.2. Nxitja e vullnetarizmit tek të rinjtë;

5.3. Organizim i aktiviteteve të ndryshme për zhvillim dhe avancim të sportit në territorin e komunës nëpërmjet aktiviteteve sportive-rekreative, veçanërisht për të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara;

5.4. Ngritja e vetëdijes tek të rinjtë mbi nevojat e personave me aftësi të kufizuara në zhvillim me qëllim të kyçjes së tyre në shoqëri.

Show More

Related Articles

Back to top button