Gjatë një deklarate për media zv kryeministri Bytiqi për zjarrin në Tetovë tha se:
”Cfare te themi është një fatkeqësi që i ka ndodhur një biznesi prej bizneseve më të mëdha në Maqedoni, fati është që nuk ka viktima në njerëz ka dëme të mëdha materiale, ne themi se gjithë bashkarisht do mundohemi ti sanojmë dhe mendoj që ky ishte një rast i cili në fakt duhet të jetë si mësim për gjithë tjerët, sepse duhet edhe në kohëra kur të bëhen investime të jemi bashkë edhe në kohëra të vështira të jemi bashkë” – deklaroi Zv/Kryeministri, Fatmir Bytiqi. /KlanMacedonia/